Please enter at least 3 characters.

Dy skuadra nga Drenica përfaqësojnë Kosovën në Evropë

2016/01/dy-skuadra-nga-drenica-p-euml-rfaq-euml-sojn-euml-kosov-euml-n-n-euml-evrop-euml_hd.jpg

Janë këto skuadrat kampione të Kosovës në volejboll për edicionin 2014/15, që vijnë nga qyteti i Skenderajt: Drenica R&Rukolli te meshkujt dhe Skenderaj te femrat, shkruan sot "Koha Ditore".

Pjesëmarrjen në këtë garë ndërkombëtare e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e dy skuadrave nga Skenderaj. Emrat e këtyre skuadrave janë dërguar gjatë ditës së mërkurë në Federatën Evropiane të Volejbollit (CEV), kur ishte edhe afati i fundit për paraqitje.

FVK-ja gjatë javës së shkuar është pranuar në Federatën Botërore (FIVB) dhe atë evropiane (CEV) të Volejbollit. Pranimi i FVK-së, është i përkohshëm deri në kongresin e FIVB-së, që do të mbahet në janar të vitit 2016, e ku pritet të bëhet pranimi i plotë.

"Ne tashmë kemi marrë konfirmimet nga skuadrat kampione të Kosovës në të dy konkurrencat, që do të thotë se Drenica R&Rukolli dhe Skenderaj do ta përfaqësojnë volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare", ka thënë kryetari i FVK-së, Abedin Ibrahimi.