Please enter at least 3 characters.

Dy reperët e njohur nga Londra, Headie One dhe RV bashkëpunojnë me brendin kosovar të atleteve, "Injured Generation"

2019/10/rv.jpg

Brendi me bazë në Prishtinë, "Injured Generation", janë brend i cili merren me dizajnin 'hand-made' të atleteve Air Force 1.

Ata kane bashkëpunuar me shumë artistë të njohur vendorë si: Capital T, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Kida, Dj Dagz, Dj Geek etj.

Por kësaj here, ata tashmë kanë arritur të bashkëpunojë edhe me dy rep-artistët e famshëm nga Londra, Headie One dhe RV.

Qëllimi i bashkëpunimit është shfaqja e dy kulturave të qyteteve përkatëse dhe zgjerimi i njohjes së brendit nga Prishtina edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Në ditët në vijim, Injured Generation do të prezantojë koleksioni Vjeshtë/Dimër 2019. /Telegrafi/