Please enter at least 3 characters.

Dy persona raportohen të zhdukur në Viti

2017/01/zhduket-nje-vajze.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në Viti. Të mërkurën dhe të enjten është raportuar për zhdukjen e një mashkulli dhe një vajze.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se dy rastet janë duke u hetuar.

Viti, 03.11.2021 – 21:00. Më 04.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Policia është duke hetuar rastin.

Viti, 04.11.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare - e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/