Please enter at least 3 characters.

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku

2017/08/Aksident-foto-1-1-735x400.jpg

Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku, rreth orës 7:30, në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura civile.

“Dy vetura civile janë të përfshira në këtë aksident trafiku, si pasojë e së cilës dy persona janë lënduar. Ata janë dërguar për tretman në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/