Dunst në dyshim për Spider-Man 4
23/04/2009
Producentët e filmit janë duke u munduar ta bindin aktoren që të nënshkruajë për vazhdimin e katërt të hit-filmit për superheroin: ‘Njeriun Marimangë’.
26-vjeçarja ka luajtur në të tre filmat paraprakë të “Spider-Man”, në rolin e Mary Jane Watson, krahas aktorit kryesor Tobey Maguire.
Mirëpo, derisa Maguire ka konfirmuar paraqitjen e tij edhe në vazhdimin e katërt dhe të pestë të filmit, Dunst është ende e dyshimtë për t’iu bashkëngjitur trupës së aktorëve.


