Please enter at least 3 characters.

Dukagjini prezanton gjashtë përforcime përnjëherë, Gava dhe Osmani fytyrat e reja

2019/08/67921331_2608683799142323_2176855013781929984_n.jpg

Dukagjini i ka prezantuar gjashtë përforcimet e fundit një ditë përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Në fakt ardhjet e Altin Lloga, Denis Haliti, Flamur Neziri, Husein Demiri ishin paralajmëruar prej kohësh.

Ndërkohë që klubi nga Klina së fundmi ka afruar në radhët e veta edhe Orges Gavën nga Trepça ’89 dhe Albion Osmanin nga Llapi.

Me afrimin e këtyre gjashtë futbollistëve tashmë shkon në 11-të numri i përforcimeve te Dukagjini.

Më parë ishin transferuar edhe Elton Basriu, Ilir Mustafa, Altik Muhaxhiri, Jeton Dushi dhe Ilir Syla. /Telegrafi/