Dua Lipa thotë se viti 2015 ishte i shkëlqyeshëm
Këngëtarja e re shqiptare, e cila karrierën po e zhvillon në Britani të Madhe, Dua Lipa, thotë se viti 2015 ishte i shkëlqyeshëm për të.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka falënderuar ndjekësit e saj duke thënë se është vajza më me fat në botë.
“Çfarë viti që ishte! Rrugës për në sesionin e fundit të vitit në studio! Shumë dashuri për skuadrën time, bendin tim, familjen dhe miqtë e mi, për këtë vit të mrekullueshëm! Ndjehem si vajza më e lumtur në botë! Dua po ashtu t’ju falënderoj të gjithëve juve! Për dashurinë dhe përkrahjen që vetëm kam mundur të ëndërroja”, ka shkruar ajo drejt fansave të saj.
Këtë vit, Lipa ka lansuar këngët “New Love” dhe “Be The One”. Ajo po ashtu ishte në mesin e këngëtarëve më premtues për vitin 2016 nga BBC.


