Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa e përkrah popullin e Sudanit: Jam me të gjithë që po protestojnë për demokraci

2019/06/GettyImages-1130979983-e1560867655892.jpg
187:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: (EDITORIAL USE ONLY) Dua Lipa attends The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Protesta e popullit të Sudanit kundër presidentit Omar al-Bashir ka nisur që nga java e kaluar.

Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij.

Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit dhe ata kërkojnë që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ajo që i ka dalë në mbrojtje popullit sudanez, duke u shprehur haptazi se e përkrah këtë protestë drejt tranzicionit në demokraci.

"Po e ngre zërin për Sudanin. Jam me të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët që po protestojnë për një tranzicion paqësor në demokraci. Qeveria u është përgjigjur dhunshëm thirrjeve për demokraci, me vrasje e përdhunime. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ne duhet së bashku ta ngremë zërin", ka thënë mes tjerash 23-vjeçarja. /Telegrafi/