Drita përsëri mposhtë kampionin
24/10/2014
Siç dihet, Drita edhe në ndeshjen e parë të edicionit të ri e kishte mposhtur Llamkos Kosovën në Vushtrri, raporton Zëri.
Fitorja u arrit nën drejtimin e trajnerit Afrim Shahini, i cili ka zëvendësuar Agron Selmanin, i cili dha dorëheqje pas ndeshjes kundër Ferronikelit.
Me këtë fitore drita ngjitet për një pozitë më lartë dhe tani është e 10-ta me 12 pikë, ndërkohë që Llamkos Kosova me 17 pikë renditet në pozitën e 6-të. /Telegrafi/


