Dren Abazi me klip të ri (Foto)
16/10/2015
Më në fund rikthehet Dren Abazi!
Këngëtari prishtinas pas qëndrimit të stërgjatur në Paris është kthyer i frymëzuar dhe menjëherë ka realizuar projektin e radhës.
“Du” është titulli i këngës që do të jetë pjesë e albumit te ri. Kënga “Du” do të prezantohet gjatë kësaj fundjave.
Albumi pritet të del në treg në vitin 2016. Edhe kjo këngë është produkt tërësisht i Drenit nga teksti, muzika dhe orkestrimi. /Telegrafi/


