Please enter at least 3 characters.

Drejtori i FIBA Evropës viziton Kosovën

2016/01/drejtori-i-fiba-evrop-euml-s-viziton-kosov-euml-n_hd.jpg

Novak do të zhvillojë takime me krerët e FBK-së dhe me zyrtarë shtetërorë, njofton FBK-ja të enjten. Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe krerët e federatave të basketbollit të shteteve të rajonit dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore,transmeton koha.net

Mysafirët do të jenë të pranishëm edhe në takimin e gjysmëfinales të Ligës Ballkanike (BIBL), ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kozhuvit nga Maqedonia.

Ndërkohë, FBK-ja të enjten ka caktuar edhe terminët e xhiros së 25-të të ETC Superligës - meshkujt. Të premten (sot, 18:00), Peja pret Golden Eagle Yllin, derisa të shtunën luan Sigal Prishtina kundër Kosova e Re Bashkimi (20:00). Të dielën luhen dy ndeshje tjera: Vëllaznimi - Kastrioti (20:00), Besa - Trepça (20:30).