Please enter at least 3 characters.

Drake zbulon se është i dashuruar në Rihannan

2016/08/Cq_6vBkWAAErWSZ.jpg

Drake i ka zbuluar botës lidhjen e tij të përfolur me Rihanën.

Këngëtari kanadez e puthi këngëtaren nga Barbadosi në momentin që po i dorëzonte çmimin “Michael Jackson Video Vanguard Award”, të dielën në mbrëmje.

“Kam qenë i dashuruar me të që kur isha 22 vjeç”, tha Drake menjëherë pasi Rihanna përfundoi performancën e saj në “MTV Video Music Awards”, transmeton TopChannel.

“Gjithmonë e kam ndjekur si shembull, edhe pse është më e vogël se unë. Është një legjendë e industrisë muzikore”, shtoi Drake para se ta puthte Rihanën, e cila u duk jashtëzakonisht e turpshme në ato momente.