Dortmundi kryen detyrën ndaj Union Berlinit, merr pikë të plota
Borussia Dortmundi ka arkëtuar fitore bindëse (4-2) përballë Union Berlinit, në ndeshjen e javës së pestë në Bundesliga që u zhvillua në Signal Iduna Park.
Pas dhjetë minutash lojë, Raphael Guerreiro e zhbllokoi rezultatin duke shënuar një gol fantastik.
Sulmuesi në formë i BVB, Erling Haaland, e dyfishoi epërsinë e vendasve (24’) pas asistimit nga Thomas Meunier.
Në gjysmën e dytë, vendasit shënuan edhe golin e tretë që në fakt ishte një autogol nga Marvin Friedrich (52’).
Mysafirët e shënuan një gol nga penalltia, të cilën e ekzekutoi Max Kruse. Andreas Voglsammer shënoi në gol tjetër (81’) duke e bërë më interesant fundin e takimit.
Por, nuk vonoi reagimi i Erling Haaland me golin e dytë personal (83’), të cilin e realizoi pas asistimit nga Mats Hummels.
Pas kësaj fitoreje, Borussia Dortmundi e ka ngushtuar në një pikë diferencën me liderin Bayern Munich. Kjo ishte humbja e parë e Union Berlin në këtë sezon që paraprakisht kishte një fitore dhe tri barazime. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballlForAll/status/1439624478900768773
https://twitter.com/marinovpeixoto/status/1439617283744206849


