Please enter at least 3 characters.

Dorëheqja e Zaevit - përgjigjen nga Qeveria

2019/07/Zoran-Zaev-llogo-e1564059793894.jpg

Pasi Maqedonia nuk arriti të marr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në për integrim, gjërat në vend nuk janë njësoj më.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët kishte thënë se do të shkatërrohet qeveria nëse nuk arrihet qëllimi me nisjen e rrugëtimit për integrim në BE.

Ashtu ndodhi, Maqedonia nuk e nisi rrugëtimin dhe tani është Qeveria e Maqedonisë në rrezik.

Për këtë nga Qeveria kanë thënë se janë duke u bërë konsultimet e nevojshme në disa nivele të pushtetit dhe do të merret një vendim, sa më shpejt të jetë e mundshme.

"Kryeministri është kthyer, dhe janë duke u bërë konsultimet e brendshme në disa nivele të Qeverisë" thonë nga shërbimi për media.

Pritet të shihet se si do të jetë lëvizja e qeverisë por tanimë dihet se presidenti Stevo Pendarovski ka thirrur takim me faktorin politik në Maqedoni. /Telegrafi/