Please enter at least 3 characters.

Doherty arrestohet në aeroportin e Gjenevës

2016/01/f.0607181757202_m.jpg

Anëtari i bendit Babyshambles fluturonte nga Londra për në Gjenevë gjatë të premtes, para koncertit të planifikuar këtë vend.

Por ekipi i aeroplanit të British Airways ishte shqetësuar pasi supozohet se ka gjetur yllin të rrëzuar në nevojtoren e aeroplanit. Ai besohet se kishte konsumuar drogë dhe pastaj ishte rikthyer në ulësen e tij.

Por stafi i aeroplanit raportohet se kishte lajmëruar policinë, kur më vonë në aeroplan ishte gjetur një gjilpërë.

Doherty, i cili ka luftuar me varësinë nga heroina dhe kokaina për më shumë se pesë vite, është arrestuar dhe marrë në pyetje më pastaj nga policia zvicerane, kur aeroplani ka arritur në aeroportin e Gjenevës.