Djemtё e Lennon kёndojnё sё bashku?
30/01/2009
Julian Lennon, 45-vjeçar, nga martesa e parё me Cynthia Lennon, dhe Sean, 33-vjeçar, i cili ёshtё djali i Yoko Onos, qё tё dy kanё ngritur karriera solistike, por kurrë nuk janë bashkuar nё publik.
Dy vёllezёrit thuhet se janë pajtuar tё performojnё sё bashku nё ceremoninë Millennium Goal Awards qё do tё organizohet nga Kombet e Bashkuara, mё 26 shkurt nё New York.
Vrasja e Lennon ka shkaktuar çarje edhe nё mesin e dy vёllezёrve mё nёna tё ndryshme, por ata viteve tё fundit kanё qenё gjithnjë e mё tё afërt.
Vёllezёrit Lennon raportohet se do tё ndajnë skenën edhe me yjet si Jon Bon Jovi, Richie Sambora, Akon dhe Macy Gray.


