Please enter at least 3 characters.

Dita e Mjedisit, të rinjtë në fushatë sensibilizuese

2016/01/f.0605194017429_m.jpg

Kjo nismë u bë me rastin e ditës ndërkombëtare të mjedisit.

“Kjo nuk është se na prek vetëm ne, por ajo prek të gjithë personat në kryeqytet që dalin nga parku. Kjo do të ndikojë edhe në të ardhmen tonë, një park më i mirë do të thotë një ajër dhe një shëndet më i mirë për të gjithë”, tha një gjimnaziste nga shkolla e mesme ‘Ismail Qemali.

Përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar tregojnë se projekti pë ruajtjen dhe pastrimin e mjediseve të ndotura është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

“Aktualisht ne kemi të përfshira gjashtë shkolla të mesme të cilat gjatë gjithë vitit kanë realizuar fushata të tilla. Sot kemi nxënësit e shkollës ‘Ismail Qemali’ dhe në një fazë të mëvonshme do të kemi edhe shkolla të tjera. Ideja është që ta bëjmë gjithë përfshirës dhe ky projekt nuk është vetëm në Tiranë. është në të gjithë rrethet e Shqipërisë në të gjitha degët e Kryqit të Kuq, dhe të gjithë gjimnazistët në të gjitha qytetet sot po bëjnë të njëjtën gjë”, tha Anila Llaha, përfaqësuese e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Dita botërore e mjedisit e ka pikënisjen në 5 qershor 1972 në Konferencën e parë të mjedisit të zhvilluar në Stockholm, në të cilën Organizata e Kombeve të Bashkuara, për herë të parë, miratoi të ashtuquajturin ‘Manifest të mjedisit të njerëzimit’./Telegrafi/