Please enter at least 3 characters.

Diskriminimi i pashmangshëm

2016/01/f.0328142422193_m.jpg

Duke prezantuar këtë raport, në konferencën për shtyp para gazetarëve, Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti theksoi se edhe në vitin 2011 qytetarët në numër të madh kërkuan mbrojtje nga Avokati i Popullit, fakt i cili tregon edhe më tej se cenimet e të drejtave të njeriut janë të shumta.

“Qytetarët në vazhdimësi gjithnjë e më tepër kërkojnë mbrojtje nga Avokati i Popullit, Cenimet e të drejtave akoma janë në numër të madh. Qytetarët më së shumti akoma ankohen nga Gjyqësori dhe më pas edhe nga Policia, Burgjet, çështjet sociale dhe të drejtat e fëmijëve, ndërsa po ashtu ankesa ka edhe në sferën për të drejtat e njeriut, marrëdhëniet e punës, marrëdhëniet pronësore-juridike, çështjet sociale dhe të drejtat e fëmijëve”, ka deklaruar Ixhet Memeti, raportojnë mediat.

Ai shtoi se në Maqedoni, “nga rastet më të theksuara, nga ankesat e qytetarëve, në vitin 2011 ishte diskriminimi politik. Edhe përpos përqindjes dukshëm të rritur të ndërhyrjeve të pranuara të Avokatit të Popullit, edhe më tej mungon reagimi përkatës ndaj sugjerimeve për dukuritë të cilat çojnë në shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut”.

Memeti nënvizoi se nevojitet qasje efektive për zgjidhjen e dukurive negative të cilat Avokati i Popullit i konstatoi në Raportin vjetor. /Telegrafi/