Please enter at least 3 characters.

Dimitrievski: Pas nëntë viteve janë paguar borxhet e Komunës së Kumanovës

2020/03/komuna-e-kumanoves.png

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot në përvjetorin e tretë të përurimit të tij, tha se pas nëntë vitesh të gjitha llogaritë janë zhbllokuar dhe të gjitha borxhet e komunës janë paguar.

"Me krenari mund të them se nga muaji mars 2020 llogaritë e Komunës së Kumanovës më në fund janë konsoliduar dhe zhbllokuar. Komuna e Kumanovës ishte nën bllokimin e plotë financiar që nga viti 2012, deri në mars 2020, kur u paguan të gjithë borxhet e komunës", tha Dimitrievski.

Ai shtoi se janë paguar 470 milion denarë për borxhet e komunës në fushën e detyrimeve të prapambetura, detyrimet e prapambetura të shkollave fillore dhe të mesme, vendimet e përmbarimit gjyqësor dhe llojet e tjera të detyrave./Telegrafi/