Please enter at least 3 characters.

Digjet një shtëpi në Pejë

2016/11/digjet_banesa1.jpg

Të premten në rrugën “Sak Fazlia” në Pejë, një person ka informuar se në rrethana të panjohura, kulmi i shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri.

Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes, dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, njofton Policia e Kosovës.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka të lënduar. /Telegrafi/