Please enter at least 3 characters.

Digjet një banesë në Kisella Vodë, ka njerëz të ngujuar në ndërtesë (Video)

2019/06/banesa-kisella-voda.png

Zjarr ka shpërthyer në një banesë në afërsi të sallës "Rasadnik" në lagjen Kisella Voda të Shkupit.

Banesa e cila po digjet është në katin e pestë në rrugën "Heronjtë popullor" dhe për momentin është e zbrazët, por ka qytetarë të cilët janë ngujuar në ndërtesë dhe nuk mund të dalin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët ankohen se zjarrfikësit janë vonuar, ndërsa për momentin nuk dihen arsyet e zjarrit.

Në terren kanë dalur dy zjarrfikës me një makinë, të cilët sipas disa pamjeve të publikuara nuk arrijnë të shuajnë zjarrin./Telegrafi/