Please enter at least 3 characters.

Digjen 500 kg marihuanë me vlerë 5 milion euro

2017/02/auto-download-11487746169_1487746894-388983.jpg

Mbi 500 kg marihuanë që në treg vlenin 5 milionë euro janë djegur nga Policia Tatimore Italiane dhe Guardia di Finanza në Lodi, shkruan ANSA.

Djegia u bë në një fabrikë djegiesh në Piacezna sipas një protokolli të veçantë që garanton sigurinë e operacioneve të shkatërrimit në përputhje me rregullat dhe ligjet për mbrojtjen e shëndetit public.

Operacioni antidrogë ku u kap kjo sasi ishte zhvilluar në janar në krahinat e Lodi dhe Monza Brianza, ku u arrestuan tre shqiptarë.

Shkatërrimi I drogës ëhstë urdhëruar nga prokuroria e Monza që po zhvillon hetimin, pasi ngarkesa u kap në Muggio (Monza Brianza).

Në dispozicion të autoriteteve të hetimit u mbajt një mostër për provë nga sasia prej 307 dengjesh që përbënin gjithë ngarkesën.