Dido, hipnoterapi për frikën në skenë
24/02/2013
Këngëtarja i është nënshtruar tretmanit të hipnoterapisë për të larguar frikën në skenë, që kishte ndikim të madh në performancat e saj.
“Unë kam shkuar në hipnoterapi me vite për të luftuar frikën në skenë dhe ka funksionuar shumë mirë. Unë gjithmonë bëhem nervoze, por erdhi në një pikë kur ndikoi në performancat e mia”.
“Nëna më thoshte të mos bëhem më nervoze, por gjithmonë e humbisja veten në skenë”, ka thënë Dido. /Telegrafi/


