Diaz rizbulon veten
07/07/2009
Aktorja hollivudiane dëshiron të luajë në role më sfiduese, pasi që nuk është më një ‘vajzë e pafajshme”.
36-vjeçarja, e cila luan rolin një nëne, vajza e të cilës vuan nga kanceri, në filmin “My Sister’s Keeper”, është shprehur e kënaqur për rolin e saj, pasi ka qenë diçka krejt ndryshe nga rolet e mëparshme.
“Nuk do të jem më një 23-vjeçare e sinqertë. Nëse do të vazhdoja me role të tilla, nuk do të isha e lumtur. Nuk i realizoj filmat që i përshtaten egos sime, por i bëj ato për zhvillimin tim profesional dhe për t’i dhënë diçka publikut”, ka shpjeguar aktorja.


