Please enter at least 3 characters.

Dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në Afganistan

2016/01/dhjet-euml-ra-t-euml-l-euml-nduar-nga-nj-euml-shp-euml-rthim-n-euml-afganistan_hd.jpg

Jawed Basharat, zëdhënës i policisë së kësaj krahine, tha se besimtarët po prisnin për shpërndarjen e ushqimit pasi kishin agjëruar gjithë ditën, kur bomba shpërtheu, në qytetin Puli Khumri.

Shefi i policisë Abdul Jabar Purdeli i tha agjencisë së lajmeve AFP se eksplozivët kanë qenë të vendosur brenda në kompleksin e xhamisë.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për këtë shpërthim. Në ndërkohë, dy shpërthime tjera ndodhën në Kabul. Askush nuk u lëndua.

Dhuna vjen një ditë pas shpërthimit vetëvrasës pranë një baze ushtarake amerikane, në juglindje të Afganistanit, shpërthim ky që la të vdekur 33 persona.