Please enter at least 3 characters.

“Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, sot promovohet kënga dhe klipi (Video)

2016/01/kryes-fk.jpg

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi, KISCOMS, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”, zyrën e OBSH-së në Prishtinë, MSH-në dhe nën kujdesin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Akademik, Prof.Dr. Isa Mustafa, sot (e premte) shënon Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Oral dhe promovon këngën dhe spotin me titull “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Manifestimi qendror mbahet në ora 10:00 në shkollën fillore “MODEL” në Arbëri, Prishtinë.

Kënga dhe spoti janë realizuar në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”. Muzika është në autorësi të këngëtares Rona Nishliu, me tekst të dy mësimdhënësve, Maliqe Mulolli–Jahmurataj dhe Abdurrahman Llumnica, ndërsa këndohet nga 10 nxënës nga qytete të ndryshme të Kosovës: Pëllumb Hajdari, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Jona Llonçari, Aida Hanxhiu, Njomza Krasniqi, Sara Sopjani, Tuana Krasniqi, Arila Ibrahimi dhe Art Sadiku. Pjesë e realizimit të xhirimeve të spotit të këngës kanë qenë mbi 400 fëmijë e nxënës nga institucione parashkollore e fillore nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Realizimi i këngës “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” është mundësuar nga zyra e OBSH-së në Prishtinë, Ministria e Shëndetësisë dhe nga Banka për Biznes-BpB.

Portali Informativ Telegrafi.com, është sponsor medial i projektit!