Please enter at least 3 characters.

Detyra e Krasniqit, përgatitja e Prishtinës për Evropë

2016/01/detyra-e-krasniqit-p-euml-rgatitja-e-prishtin-euml-s-p-euml-r-evrop-euml_hd.jpg

Bylbyl Sokoli u nda me klubin me marrëveshje të dyanshme, ndërsa menjëherë postin e trajnerit e mori Ramiz Krasniqi.

Nuk ishte hera e parë kjo që Krasniqi mori drejtimin e Prishtinës në gjysmë të kampionatit. Kjo i kishte ndodhur edhe më herët, madje kur gjendja në skuadër ishte shumë më e keqe.

Prishtina me gjithë barazimin me Vëllaznimin mbetej pretendente serioze për titull të kampionit, ndërsa Krasniqi kishte marrë drejtimin e Prishtinës edhe kur skuadra ishte në pozitën e parafundit në klasifikim.

Kjo kishte ndodhur në fillim të vitit 2010, përkatësisht në edicionin 2009-2010 të kampionatit të Kosovës në futboll.

"Prishtina asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të keqe se në atë kohë", thotë Krasniqi.

"Skuadrën e mora në pozitën e parafundit, ndërsa në fund të kampionatit ishim në pozitën e dytë, fare pranë Trepçës që doli kampione", shton Krasniqi që fliste për gazetën "Koha Ditore" pasi ndoqi përmes televizorit një ndeshje të kampionatit të Kosovës, në një nga lokalet në stadiumin e qytetit në Prishtinë