Please enter at least 3 characters.

Dështon marrëveshja për kontratë të re me Tottenhamin, Vertonghen drejt transferimit në Serie A

2020/05/GettyImages-1211043101.jpg
284:"LONDON, ENGLAND - MARCH 04: Jan Vertonghen of Tottenham Hotspur shakes hands with Norwich players prior to the FA Cup Fifth Round match between Tottenham Hotspur and Norwich City at Tottenham Hotspur Stadium on March 04, 2020 in London, England. (Photo by Alex Davidson/Getty Images)
12:"Getty Images

Jan Vertonghen përfundimisht ka vendosur të largohet nga skuadra e tij aktuale Tottenham Hotspur.

Qendërmbrojtësi belg është në vitin e tij të fundit të kontratës, por palët nuk kanë arritur marrëveshje për një bashkëpunim të ri.

33-vjeçari ka kërkuar kontratë dy vjeçare, po me pagë të njëjtë rreth katër milionë euro në vit.

Spurs ishin të gatshëm t’ia plotësonin kërkesën për kontratë dy vjeçare, por i kanë kërkuar belgut të ulë pagën e tij në dy milionë euro në sezon.

Kjo ka qenë arsyeja që palët ardhur në përfundim që mos të ketë kontratë të re për mbrojtësin veteran.

Kësisoj Vertonghen ka vendosur përfundimisht të largohet nga Tottenham pas tetë viteve qëndrim në Londër.

E ardhmja e reprezentuesit belg pritet të jetë në kampionatin italian Serie A, ku ai po kërkohet nga Roma, Inter e Milan.

Mediat angleze kanë raportuar se Vertonghen ka vendosur të transferohet në Serie A, me Romën që shihet si skuadër favorite për transferimin e tij.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja me ndonjërën nga skuadrat italiane, atëherë Vertonghen do të rikthehet në Eredivisie ku po e pret ish-klubi i tij Ajax Amsterdam. /Telegrafi/