Please enter at least 3 characters.

Deshi të kërcej në ujë, për pak sa nuk e pësoi keq (Video)

2018/04/1-165-e1523889579251.jpg
8:"© Seven

Një djalë i ri i apasionuar pas "surf" (lundrimit me dërrasë mbi valët gjigante) për pak sa nuk e pësoi me jetë, kur tentoi të kërcej nga anija në ujë.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur i riu po bëhej gati të kërcente në ujë, por ai kishte harruar se dërrasën për lundrim që e kishte, i është lidhur në shufrën e hekurt të anijes që gjithashtu kishte një litar të lidhur në këmbë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur tentoi të kërcej në ujë ai mbeti i varur edhe pse u zhyt në ujë, pasi këmbën që e kishte të lidhur me litar i ngeci për shkak të dërrasës së bllokuar në shufër.

Edhe pse ky i ri nuk ka pësuar lëndime serioze, një gjë është e sigurt se kjo ngjarje do t'i shërbej si leksion dhe si kujtesë që çdo herë duhet kontrolluar nëse dërrasa është e lirë. /Telegrafi/

<span></span>