Please enter at least 3 characters.

Deshi të bindet nëse janë të përshtatshme atletet që dëshironte t'i blinte, klienti vrapon nëpër lokal - punonjësi i vihet pas duke menduar se do t'i vjedh (Video)

2018/11/1-38.png

Një klient që ishte futur në një butik për të blerë atlete, kishte vënë në pozitë të palakmueshme punonjësin.

Klienti kishte kërkuar një palë atlete, të cilat pasi i mbathi deshi t'i provojë nëse janë të përshtatshme - duke i dhënë një vrap të shkurtër brenda lokalit, transmeton Telegrafi.

Por, ky veprim i tij e bëri punonjësin të mendojë se do t'ia mbathë nga lokali pa i paguar atletet, dhe kështu iu vë pas. Megjithatë, klienti u ndal dhe u kthye me vrap deri tek vendi ku ishte ulur për t'i mbathur.

Sidoqoftë, ky veprim e kishte vënë në pozitë të palakmueshme punonjësin, që u skuq kur e kuptoi se nuk e ka ndërmend t'ia mbathë me atlete.

Ngjarja ka ndodhur brenda një butiku në Sydney, kurse pamjet janë bërë virale në internet dhe deri më tani është shikuar nga mijëra qytetarë nga e mbarë bota.

<span></span>