Please enter at least 3 characters.

Deputetja Osmani kujton 22 korrikun 2010, kur GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës

2018/07/vjosa-1.jpg

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin mbi pavarësinë e Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë fotografinë ku shihet fytyra e dëshpëruar e Vuk Jeremiqit, njërit prej zyrtarëve të rëndësishëm të shtetit serb.

Postimi i plotë i Osmanit:"Momenti i dështimit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).22 Korrik 2010, Hagë.Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam për këtë rezultat.

8 vite pas, për fat të keq, njerëzit që dëshirojnë të rihapin çështjen e statusit të Kosovës, nuk gjenden më vetëm në Serbi. Ata duhet të ndalen me çdo kusht", ka shkruar Osmani. /Telegrafi/