Depay shënon golin e parë në ‘epokën Xavi’ te Barcelona
20/11/2021
Barcelona e Xavit ka shënuar golin e parë gjatë pjesës së dytë të derbit lokal ndaj Espanyolit, i vlefshëm për javën e 14-të në La Liga.
Barcelona dhe Espanyoli luajtën pa gola në pjesën e parë të ndeshjes, por fillimi i pjesës së dytë ka nisur furishëm për ekipin e Xavit, në debutimin e këtij të fundit.
Klubi nga Camp Nou ka gjetur golin e parë të ndeshjes apo të parin në ‘epokën Xavi’ pas vetëm tre minutave lojë në këtë pjesë.
Ishte sulmuesi holandez, Memphis Depay, i cili ka shënuar golin e parë apo të epërsisë 1-0.
Goli i Depayt erdhi nga penalltia, pasi ishte vet holandezi që u pengua në mënyrë të palejuar në zonë. /Telegrafi/


