Denzel Washington kryeson në box-office me filmin e ri
29/09/2014
“The Equalizer”, ku Washington luan rolin e një njeriu i cili ndihmon një vajzë të re shpëtojë nga kthetrat e gangsterëve rus, ka fituar plot 35 milionë dollarë gjatë vikendit.
Filmi kështu e shkelmon në pozitë të dytë “The Maze Runner”, film i cili kryesoi javën e kaluar, me 17.6 milionë dollarë të fituar këtë vikend.
Ndërkohë filmi “The Boxtrolls” ka përfunduar i treti me 17.4 milionë dollarë. Komedia “This is Where I Leave You” ka mbledhur 7 milionë dhe “Dolphin Tale 2” 4.8 milionë për të qëndruar në pozitat katër dhe pesë. /Telegrafi/


