Please enter at least 3 characters.

Dënohet ushtari amerikan që publikoi dokumente në WikiLeaks

2016/01/f.0301090134100_m.jpg

Ushtaraku Bradley Manning u deklarua fajtor të enjten për 10 akuza me peshë të vogël, i cili ka mundësi të dënohet me 20 vjet burg, në rast se shpallet fajtor.

Manning u vetëdeklarua i pafajshëm për 12 akuzat më të rënda, duke përfshirë edhe ndihmën e armikut, një akuzë që potencialisht dënohet me burgim të përjetshëm, transmeton Rel.

Prokuroria tha se 12 akuzat e mbetura planifikohen t’i ndjekin në një proces gjyqësor që parashihet të fillojë në qershor.

Gjykata lejojë, Manning që të lexojë një deklaratë 35-faqe ku shpjegon motivet e tij për transferimin e kabllove diplomatike dhe regjistrimet e tjera të klasifikuara në WikiLeaks.

Manning ka thënë se e ka ndjerë se informacionet “duhet të bëhet publike”. /Telegrafi/