Dënohet ndjekësi i Banks
01/05/2009
38-vjeçari Brady Green ka marrë dënimin nga Gjykata kriminale e Manhattanit për ndjekje, ngacmim, hyrje pa leje në pronën e Banks dhe tentim shqetësimi, me ç’rast do t’i kalojë 90 ditë në burg.
Green ishte arrestuar në mars të vitit të kaluar në një restorant në New York, në afërsi të studios ku supermodelja xhiron shoun “The Tyra Banks Show” dhe asokohe u kishte thënë policëve se ishte në lidhje me bukuroshen.


