Dënohen sulmet ndaj ndihmësve të OKB-së
17/08/2010
Siç shkruan Deutsche Welle, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u shpreh i shqetësuar dhe kërkoi urgjentisht nga qeveria në Khartum që të krijojë siguri për organizatat humanitare që ato të mund të punojnë lirisht.
Të hënën pesë ndihmës të OKB-së dhe të Kryqit të Kuq u dëbuan nga autoritetet sudaneze. Po ashtu persona të armatosur rrëmbyen dy policë të misionit të paqes së Kombeve të Bashkuara në Darfur.
Qysh prej fillimit të konfliktit në Darfur në vitin 2003, sipas vlerësimeve të OKB-së më shumë se 300.000 njerëz kanë vdekur. Edhe tani 2.3 milionë njerëz jetojnë në kampet e refugjatëve. /Telegrafi/


