Please enter at least 3 characters.

Demaçi: Tash zheg, mos e lodhni popullin me zgjedhje

2016/01/dema-ccedil-i-tash-zheg-mos-e-lodhni-popullin-me-zgjedhje_hd.jpg

Ai ka thënë se partitë që i kanë humbur zgjedhjet duhet të lëshojnë rrugë dhe qeverinë ta formojë ai që i ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Demaçi ka vlerësuar se partitë politike duhet të reflektojnë dhe të mos lejojnë që serish të shkohet në zgjedhje të reja në këto temperatura të larta.

“Opozita le ta lënë Thaçin ta themelojë qeverinë dhe liderët tanë të mos e lodhin popullin në këtë zheg me zgjedhje. T’i respektojnë rregullat dhe të lënë atë që fitoi ta themelojë qeverinë”, ka thënë Demaçi.

Ai ka shtuar se nëse opozita – LDK, AAK dhe NISMA për Kosovën i kanë votat, atëherë le ta rrezojnë Hashim Thaçin që në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse kjo aleancë e këtyre tre liderëve të partive Isës, Ramushit dhe Limajt mendojnë se kane shumicën e popullatës dhe nëse nuk ju duket atyre dhe nëse ju merr mendja se kanë shumicën e votave, në parlamentin e ardhshëm, le ta rrëzojnë Thaçin që në seancën e parë të parlamentit”, ka thënë Demaçi. /Telegrafi/