Please enter at least 3 characters.

Del nga qelia e burgut, partia e emëron drejtor burgu

2016/01/del-nga-qelia-e-burgut-partia-e-em-euml-ron-drejtor-burgu_hd.jpg

Në vendimin e siguruar të dënimit të tij në vitin 1994, kur Allushi është dënuar nga gjykata me një kohë relativisht të shkurtër dënimi, e barasvlershme me kohën që e paraburgimit.

Vepra penale në vetvete nuk përbën një krim të rëndë. Gjykata e dënoi për sjellje të padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi. 

Në atë kohë 21 vjeçar, Saimir Allushi është ndaluar nga policia pasi ecte me shpejtësi me mjetin e tij dhe në një zonë të populluar ka nisur të xhirojë gomat e mjetit dhe të bëjë rrotullime me makinë në rrugë.

Është e vërtetë se vitet e fundit, në media u publikuan histori vrasësish, pengmarrësish apo trafikantë që arritën poste të larta në politikë apo administratë, por në asnjë rast nuk kishte ndodhur që një ish të burgosuri t’i besohej drejtimi i burgut. /Lapsi.al/Telegrafi/