Del Neri: Nuk na frikëson fjala ‘Scudetto’
26/11/2010
“Mendoj se lojtarët e Juventusit gjithnjë kanë besuar se mund të kalojnë nëpër formë të mirë këtë sezon. Problemi është se kur përmendni fjalën ‘Scudetto’, ju flisni për një synim afatgjatë, ndërsa ju duhen rezultatet afatshkurtra, kurse ne jemi të fokusuar në këto rezultate për të mbajtur gjallë gjasat për titull”.
“Unë preferoj të flasim për rezultatet të cilat janë më pranë ambientit tonë. A jemi të frikësuar nga Scudetto? Jo, absolutisht që jo. Fjala ‘Scudetto’ në bën krenarë, ajo nuk na frikëson”, deklaroi Del Neri. /Telegrafi/


