Please enter at least 3 characters.

Del Bosque: Franca, rivali kryesor

2016/01/f.0730234518546_m.jpg

Spanja, Franca, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Finlanda, do të luftojnë për vetëm një vend që çon në garën më të madhe të futbollit që zhvillohet në Brazil në vitin 2014.

“Franca është rivali ynë kryesor në këtë grup, por ne duhet të kemi respekt për secilin kundërshtar”, citon Marca fjalët e trajnerit, përfaqësuesja e të cilit është kampion në fuqi i botës.

Del Bosque ka thënë se aktualisht është duke menduar për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, dhe më pas do të mendojë për kundërshtarët në fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/