Please enter at least 3 characters.

Dedaj: Rasti i Tomor Morinës nuk ka ndikuar në raportet Prishtinë-Shkup

2016/01/ja-formula-e-gjergj-dedaj-si-t-euml-dilet-nga-ng-euml-r-ccedil-i-politik_hd.jpg

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, deklaroi se rasti i Tomor Morinës nuk ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Shkupit dhe Prishtinës.

Në një intervistë për Alsat, ai tha se kjo çështje është mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo me Maqedoninë e Veriut.

Ai pret që vendimi për mos-ekstradimin e Morinës të konfirmohet edhe në instancat më të larta gjyqësore.

Dedaj flet edhe për mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndërsa duke folur mbi zhvillimet në Kosovë, Dedaj nuk përjashton mundësinë që qeveria e re të heq taksën ndaj mallrave serbe pasi siç thotë kjo është kërkesë edhe e partnerëve të Kosovës përfshirë këtu SHBA-ve./alsat/