Please enter at least 3 characters.

Debutim ëndrrash, Aubameyang shënon golin e parë për Arsenalin (Video)

2018/02/Aubameyang.jpg

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang ka gjetur golin e parë me fanellën e Arsenalit, qysh në ndeshjen debutuese.

Aubameyang ka gjetur golin e parë me skuadrën e re, Arsenalin, në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e tyre.

Sulmuesi këmbëshpejtë iu deshën vetëm 37-minuta lojë për të gjetur golin e parë për Topçinjtë.

Aubameyang shënoi një gol të bukur me parabolë për të thelluar rezultatin në ndeshjen e tyre ndaj Evertonit.

Ky gol erdhi pas asistimit të Henrikh Mkihtaryan, i cili bëri asistimin e dytë në këtë ndeshje.

Megjithatë, Aubameyang tek goli i shënuar ishte në pozitë jashtë loje, por gjyqtari nuk e pa këtë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6e6zq9