Please enter at least 3 characters.

"Debat D" ballafaqohen kandidatët për kryetar të Gjilanit (Sondazh)

2017/09/debati-per-Gjilanin.jpg

Në vazhdën e debateve – për zgjedhjet lokale të 22 tetorit – sonte ne “Debat D”, nga ora 20:10 në RTV Dukagjini, me gazetarin Fidan Rama, do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Gjilanit.

Të ftuar në panelin e diskutimit do të jenë, Rexhep Kadriu, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bajram Hasani, nga Nisma për Kosovën, Zenun Pajaziti, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Naser Morina, nga radhët e Partisë së Drejtësisë (PD).

Telegrafi ka përgatitur një sondazh, në të cilin lexuesit mund të votojnë se kush nga kandidatët e ka fituar debatin. Ju ftojmë që të votoni më poshtë, për të preferuarin tuaj. /Telegrafi/