Please enter at least 3 characters.

De Niro dhe Pacino bashkohen për proces gjyqësor

2016/01/f.0305125028637_m.jpg

Gjatë xhirimeve të dramës së vitit 2008, Pacino mbante në krah një orë të markës Tutima që ka nxitur një betejë legale mes producentëve të filmit dhe pronarëve të kompanisë.

Menaxherët e shtëpisë produktive filmike Millennium kanë akuzuar drejtuesit e Tutima për mospagesë të shumës prej 50,000 dollarësh për një paraqitje tre sekonda të orëve të tyre.

Tash të dy aktorët janë ngatërruar në rast, duke bërë akuza kundër kompanisë distributore të filmave, Overture Films, duke thënë se ata kurrë nuk kanë autorizuar ndonjë lidhje komerciale me kompaninë e orëve.

De Niro dhe Pacino kanë akuzuar producentët për shkak se nuk i kanë informuar për marrëveshjen me Tutima, duke thënë se ata nuk do të pranonin këtë plan.