Please enter at least 3 characters.

De Ligt refuzon Barcelonën dhe Unitedin për të qëndruar te Ajaxi

2019/05/de-ligtt.jpg
231:"ROTTERDAM, NETHERLANDS - MAY 05: Matthijs de Ligt of Ajax celebrates winning the Dutch Toto KNVB Cup Final between Willem II and Ajax at De Kuip on May 05, 2019 in Rotterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Matthijs de Ligt ka bërë të ditur se një numër i madh i skuadrave janë të interesuara për të, mirëpo ai po mendon që të qëndrojë te Ajaxi edhe për një sezon.

Mbrojtësi holandez është shndërruar në njërin ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, ndërsa në mesin e klubeve të interesuara janë edhe Barcelona me Manchester Unitedin.

19-vjeçari ka bërë të ditur në një intervistë për NOS se ai është i lumtur te Ajaxi dhe po mendon që të qëndrojë edhe për një sezon në Holandë.

Matthijs de Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Në media po raportohet shumë për të ardhmen time. Nuk më shqetëson mua, nuk e kam problem që shkruhet për të ardhmen time. Unë nuk kam asnjë klub të ëndrrës, përveç Aajaxit. Ishte gjithmonë ëndrra ime që të luajë për Ajaxin dhe te kem suksese”, ka thënë De Ligt.

“Shikoj se cila është gjëja më e mirë për karrierën time, të zhvillohem edhe më shumë si lojtar. Mënyra më e mirë është që t’i filloj përgatitjet për sezonin e ri te Ajaxi. Për sa kohë që të kem kontratë me Ajaxin, është e sigurt se unë do të qëndrojë këtu”, ka shtuar më tej De Ligt. /Telegrafi/