De Bruyne e Silva, debate të ashpra – Vetëm Fernandinho i qetëson (Foto/Video)
18/10/2017
Kevin De Bruyne, David Silva dhe Fernandinho, kanë qenë pjesë të mosmarrëveshje pas pjesës së parë.
Belgu ishte duke u merru me gjyqtarin e katërt të takimit, ndërsa spanjolli ndërhyri, kur rezultati ishte 2-0.
Kapiteni Silva u mundua ta qetësojë De Bruyne, por ai reagoi keq me të duke thënë: “Lërmë të flas”.
Fernandinho ishte ai që u fut në mes dhe e qetësoi De Bruynen.
City ishte duke fituar 2-0 me golat e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.
Në pjesën e dytë Napoli e ngushtoi epërsinë me golin nga pika e bardhë te Diawara.
Po ashtu Napoli kishte një penallti ku Dries Mertens, gjuajti, por u prit Ederson. /Telegrafi/


