Please enter at least 3 characters.

De Boer: Mendoj vetëm për punën dhe jo shkarkimin

2016/10/282437-800-e1477275009682.jpg

Trajneri i Interit, Frank De Boer, ka folur pas humbjes ndaj Atalantas, e treta radhazi për Interin në Serie A.

Tekniku holandez ka thënë se nuk është duke menduar për një shkarkim të mundshëm, por vetëm se si të përmirësojë skuadrën e tij.

"Jeni i frikësuar nga shkarkimi para ndeshjes me Torinon? Nuk e di, jam këtu për të analizuar ndeshjen dhe të bëjmë më mirë, duke u përpjekur të fitojmë ndaj Torinos”.

“Gjëja e vetme që unë mund të bëjë tani është të punoj me lojtarët dhe stafin tim. E di se po kalojmë në kohë të vështira, por Interi im mund të bëjë më mirë”.

“Kemi bërë shumë hapa para, por mundojnë rezultatet”, ka thënë De Bouer. /Telegrafi/