Please enter at least 3 characters.

David Silva pas përfundimit të kontratës me Cityn, kërkon sfida të reja

2018/07/David-Silvaa-e1532590197703.jpg
135:" during the Premier League match between Manchester City and Huddersfield Town at Etihad Stadium on May 6, 2018 in Manchester, England.
15:"Shaun Botterill

David Silva ka pranuar se do të largohet nga Manchester City kur kontrata aktuale t'i mbaron në vitin 2020.

Lojtari spanjoll ka fituar tre tituj të Ligës Premier Ligës, një Kupë FA dhe dy Kupat e Ligës që nga viti 2010 kur u transferuar nga Valencia te Citizens.

Pasi të mbush një dekadë te kampioni anglez, ai mendon se ka nevojë për një sfidë të re larg Anglisë.

David Silva (Getty Images)

"Kur të përfundoj kontratën me Manchester Cityn, do të jem 34-vjeçar. Në atë kohë ndoshta do të dëshiroj të bëj diçka ndryshe", tha ai.

"Unë nuk e di ende, por nuk do të luaj për një klub tjetër në Angli. Njerëzit më duan në Angli, tetë vjet për mua kanë qenë shumë të suksesshme dhe futbolli që kemi luajtur ishte shumë tërheqës".

"Anglezët e duan futbollin që shfaq - ato lloj lojërash dhe kjo është arsyeja pse jam kaq i lumtur këtu", tha spanjolli.

Ndryshe, Silva mendohet se pas vitit përfundimit të marrëveshjes me Citizens do të transferohet në SHBA ose Kinë. /Telegrafi/