Please enter at least 3 characters.

David Ospina është shtrirë në spital pas lëndimit të kokës - ai ka pësuar krizë hipotenzive

2019/03/DavidOspinlendim-1.jpg
217:"NAPLES, ITALY - MARCH 17: David Ospina of SSC Napoli injured during the Serie A match between SSC Napoli and Udinese at Stadio San Paolo on March 17, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli ka konfirmuar se David Ospina nuk e ka humbur vetëdijen, por ka pasur një krizë hipotenzive pas lëndimit të kokës në ndeshjen kundër Udineses.

Portieri napolitan u përplas me Ignacio Pussetton dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Afro 40 minuta më pas, ai u rrëzua në fushë dhe u duk se e humbi vetëdijen.

Menjëherë pas, futbollisti është dërguar në spitalin që është rreth një kilometër larg stadiumit, ku ka bërë një CT (Tomografia të Kompjuterizuar).

Kriza hipotenzive është një gjendje kërcënuese për jetën, në të cilën shtypja e gjakut bie aq poshtë, saqë në rastet më esktreme mund ta dëmtojë trurin, veshkat, si edhe organet tjera vitale, të cilat nuk mund ta marrin gjakun e nevojshëm për të funksionuar.

Në një komunikatë të lëshuar nga klubi italian thuhet se "Ospina nuk e ka humbur vetëdijen, por ka pasur një krizë hipotenzive, si pasojë e traumës së kokës" dhe se CT-ja nuk ka treguar ndonjë dëmtim në tru.

Disa minuta pas lëndimit, Ospina u rrëzua në fushë (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

"Ospina do të transferohet në klinikën Pineta Grande, ku do të jetë në mbikëqyrje për 24 orët e ardhshme", thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/