Daniel Radcliffe kundër mbretërisë britanike
27/01/2009
Aktori i lindur në Londër nuk e kupton admirimin e vendit të tij për mbretëreshën Elizabeta II dhe trashëgimtarët e saj, pasi nuk beson se klasat e larta duhet të lartësohen.
“Unë nuk jam një monarkist. Aspak... Thjesht nuk e shoh të arsyeshme përdorimin e monarkisë, edhe pse jam një patriot i fortë. Jam shumë krenar që jam anglez, por mendoj se monarkia simbolizon shumëçka jo të mirë për vendin. Jo se ata bëjnë diçka të keqe, por ky simbol i ndarjes së klasave, nuk është diçka që më pëlqen”, ka thënë aktori.


